Ish-deputeti Andi Përmeti ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ky i fundit u zotua se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit të PD-së.
Në një postim në Facebook, Përmeti shkruan se në këto 8 vite kryedemokrati ka bërë zotime të shumta publike, ku rendit 10 prej tyre, të cilat nuk janë mbajtur nga Basha.
Sipas tij sa herë që kreu i PD-së, Basha zotohet publikisht per diçka, ndodh e kundërta e zotimit të tij, ndaj i uron “punime të mbara Kuvendit të PD”.
Postimi i plotë i Andi Përmetit:
Punime te mbara Kuvendit Kombetar te PD.
Basha sot paska deklaruar qe nuk do te lejoje Kuvendin Kombetar te PD. Ne 8 vite kane qene te shumta zotimet publike te Bashes ndermjet te cilave me te njohurat:
2015- Nuk ka reforme territoriale pa pjesemarrjen e PD.
2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeminister.
2017- Cdo demokrat te jete i sigurt qe bashkepunim me LSI sdo te kete kurre.
2017- Fatmir Xhafa behet minister vetem po kaloi mbi trupin tim.
2018- Tra ne rrugen e kombit sdo kete kurre.
2019- Edi Rama nuk eshte me kryeministri i shqiptareve.
2019- Zgjedhje bashkiake pa PD ska per te patur kurre.
2019- Asnje shtepi ne Unaze te madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tane.
2020- Duhet te kaloni mbi trupat tane qe te prishni Teatrin Kombetar.
Sot erdhi zotimi me i fundit: Kuvend te Partise Demokratike nuk ka per te patur.
Sa here qe Basha zotohet publikisht per dicka ndodh e kunderta e zotimit te tij. Tashme mbas zotimit te tij te fundit na ngelet vetem te urojme: Punime te mbara Kuvendit Kombetar te PD.
/m.j