Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur menjëher kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili tha nga selia blu se nuk do të ketë kurrë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD për të analizuar vendimet e SHBA.
Berisha shkruan prerë në “facebook” se Kuvendi i PD do të mblidhet dhe askush nuk mund ta pengojë.
Reagimi i Berishës:
Njoftim shtypi!
Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.
Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb