Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për shtyp, për të informuar mbi situatën aktuale të përhapjes së virusit, si dhe nëse do të ketë masa të reja. Prej disa javësh, numri i infeksioneve ditore në vend ka regjistruar një rritje të ndjeshme, e po ashtu edhe ai i viktimave, ndërkohë varianti Delta është bërë varianti mbizotërues në vend.
Shefja e ISHP Albana Fico ka deklaruar se 923 mijë qytetarë kanë marrë dy doza te vaksinës anti covid. Sipas saj 33% kanë marrë dy doza ndërsa 41% kanë marrë një dozë të vajksinës. Fico deklaroi se grupmosha Moshat e prekura 65-74 vjeç, të ndjekur nga 55-64.
“Gjirokastra, Delvina, Përmeti, kanë ecur përpara me vaksinimin. E rëndësishme është të theksohet se po vijojnë vaksinimet në qendrat e vaksinimit, në qendrat shëndetësore, dhe ne akoma vijojmë të jemi në muajin e hapur të vaksinimit masiv. Duhet kuptuar fakti që ky muaj bëhet i rëndësishëm, sepse është një periudhë që përkon me hapjen e shkollave. Ftojmë të gjithë studentët, arsimtarët, e të gjithë ata që duhen vaksinuar, që të shkojnë pranë qendrave e të vaksinohen”, tha Fico.
g.kosovari