Davide Pecorelli, italiani që inskenoi vdekjen e tij në janar të këtij viti, i ka gënjyer të gjithë.
Pasi u zbulua se ishte gjallë në Itali, ai është marrë në pyetje nga prokurorët ndërsa gazetarëve ju tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe kishte qëndruar murgjit në Bosnje.
Këto janë pamjet e vëna në dispozicion të Top Channel nga gazetarët e gazetës “La nazione” në Itali.
Por në të vërtetë Davide Pecoreli, me pamje të ndryshuar, por sërish me të njëjtën buzëqeshje, jetonte në Vlorë. Me miq që e mirëprisnin, me raki, ushqime biseda të gjata për futbollin.
Në muajin Mars, ai u është prezantuar atyre me emrin Kristiano dhe gjatë gjithë verës ka qëndruar Në Vlorë. Këto janë foto ekskluzive që Top Channel ka zbuluar në qytetin e Vlorës.
Pecoreli me flokë të gjatë dhe me mjekër qëndronte gjithë ditën në lokale, restorante dhe plazhet Vlorës. Kjo është foto nga një prej pasditeve me bisedat e gjata me shumë raki dhe rrëfime ndërsa bënte plane edhe të udhëtonte me ekipin e flamurtarit në Parga ne Greqi për një ndeshje miqësore.
Davide Pecoreli kishte qëndruar aq gjatë në Shqipëri sa kishte mësuar shqip, në kohën kur kërkohej si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Ky është pallati ku Pecorelli jetonte nën emrin Kristiano. Cdo dite shëtiste ne Lungomare, luante futboll ne fushat e sportit dhe bënte plazh.
Miqtë të tij shqiptarë ai ju tregonte se po shkruante një histori për Kontin e Montekristos të vendosur në ishullin e Sazanit. Dhe në fakt ishte kaq shumë i fiksuar me këtë histori sa në fund u kap pikërisht në ishullin e famshëm të Montekristos në Itali.
Në Pukë, në makinën e marrë prej tij me qera u gjetën mbetje të një njeriu dhe prokuroria shqiptare pritet ta vendosë nën akuzë për shkatërrim prone deri edhe zhvarim. Ndërkohë mendohet se në këtë mashtrim Pecorelli ka pasur edhe bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar. Personat me të cilët ai është shoqëruar për 6 muaj e gjysmë në Vlorë tregojnë se komunikimin e fundit më të e kanë patur më 12 shtator, kur Davide Pecoreli nën emrin Kristiano po bënte foto dokumentesh.
Ata dyshuan që në fillim se bëhej fjalë për dokumente false. Pas kësaj date, ata mësuan se kishin bashkëjetuar me italianin e zhdukur kur ripanë fotot dhe buzëqeshjen e mikut të tyre që aq shumë e kishte qef rakinë, bisedat për futbollin dhe thesarin e konte Montekristos.
/m.j