Një 40-vjeçar në Korçës është vënë në pranga pasi iu gjet një armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë. Pas kontrolleve në banesën e tij në lagjen Nr. 6, policia sekuestroi armën e zjarrit tip automatik me një krëhër me 25 fishekë dhe një sasi kanabisi.
Po ashtu, bëhet e ditur se në pranga janë vënë edhe dy qytetarë të tjerë që drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan S. A., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi në rrugën “Rinia” në Pogradec u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Lonçin” pa targë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet në xhep një sasi e vogël kanabisi që u sekuestrua.
Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë arrestuan A. H., 30 vjeç pasi u kap në Pogradec u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”.
g.kosovari