Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se i vetmi që ka sjellje anti-perëndimore në Partinë Demokratike është kryetari i saj, Lulzim Basha, ndërsa baza e saj është pro-amerikane.
Topalli ka “sulmuar” Bashën, duke thënë në emisionin “Now” se politikani i vërtetë nuk ka frikë, por ka kurajon për të thënë të verteta të mëdha.
Ish-kryeparlamentarja ka theksuar më tej se nuk janë politikanë ata që fshihen dhe ndryshojnë fjalën. Ajo ka shtuar se lider vulnerabël nuk mund të pranohet.
“Politikani i vërtetë është ai që nuk ka frikë. Edhe pse kanë keqkuptime, kanë kurajo për të thënë të vërteta të mëdha. Nuk janë politikanë ata që fshihen dhe ndryshojnë fjalën. Nuk ka më pro-amerikane se baza e PD, anti-perëndimori i vetëm është Lulzim Basha. Çdo vendim është për interesin e familjes së tij dhe të vetin personal. A pranohet një lider që është vulnerabël. Është shumë e thjeshtë. Duhet një ndryshim i sistemit politik, s’ka votë, s’ka diskutim, s’ka debate”, thotë Topalli./ CNA.al