Zjarri në Sarajet e Toptanëve/ Veliaj: Pak para incidentit po flisnim me Ramën për shpronësimin, kjo ngjarje vërtetoi realitetin e monumenteve

Arion Veliaj 5

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla  ka folur në lidhje me zjarrin në Sarajet e Toptanajve.

Veliaj tha se përpara incidentit ne po flisnim me kryeministrin Rama për shpronësimin e saj.

“Isha i irrituar sepse kam zhvilluar një bisedë me kryeministrit dhe i thashë: Më kujtohet ajo historia e shkollës “Kosova”. Me t’u krijuar qeveria e re, i thashë, do sjell VKM e shpronësimit, sepse e shoh, se më vinte, janë, duhet të kuptosh që janë 20 e ca pronarë dhe s’dua t’u bie në qafë. S’dua t’u bie në qafë të gjithë pronarëve. Ka disa që në fakt duan ta ruajnë, siç ka një pjesë tjetër që do ta zhvillojë dhe ngaqë po më vinte kjo jehonë e qytetit, siç thashë nga këto biseda, edhe në atë moment, kryeministri tha: Shiko, s’kemi pse presim fare qeverinë tjetër, për sa kohë që qeveria tani është ende në fuqi, deri në ditën do betohet e reja, ne vijojmë me aktin e  shpronësimit. E kishim filluar këtë bisedë që para incidentit dhe ajo që i thashë Edit nga gjithë çfarë po më vjen, zhurmat e qytetit, kam frikë për ndonjë proçkë dhe ndoshta duhet të marrim një masë dhe kryeministri tha: Të mos humbasim kohë fare, bëj gjithë procedurat tani dhe pastaj vetëm aktin formal të shpronësimit e kalojmë me qeverinë e re dhe ashtu ndodhi e me sa duket, ku ka zë s’është pa gjë. Ajo që më irritoi është që Bashkia e Tiranës jo vetëm që ishte aty për një minutë, jo vetëm, që në kamera dhe policia është duke ndjekur personin që vuri zjarrin”-u shpreh Veliaj

Lidhur me autorin e ngjarjes Veliaj tha se ngjarja është nën hetim. Ai tha se autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë dhe zjarri u shua. Veliaj tha se bashkia nuk mund të ruajë cdo ndërtesë sado monument kulture të jetë. Lidhur me aktin e shpronësimit Veliaj tha se do të  përfundojë brenda këtij muaji.

“Është një hetim.Tani, po fillova të them si funksionon me tabulatet dhe si funksionojnë qelizat celulare e kush ishte, kush e mori i bie të dekonspiroj gjithë punën por nuk do ngelemi pa autorë. Ajo që di të them është që për një minutë ishim aty, zjarri u shua. Kini parasysh këtë, që në Tiranë, Bashkia nuk mund të ruajë çdo ndërtesë të mbrojtur, se ajo vërtet mund të jetë monument kulture por nuk mund të ketë roje për 1200, Bashkia, laj-thaj 500 policë ka, pjesëtoje për 3 turne, i bie 170 për turn. Pra është e pamundur të ketë policë çdo ndërtesë, sidomos kur këto janë prona private, pra të kenë një status të mbrojtur dhe në shumicën e vendeve të botës nuk mendohet që vetë ata do ta djegin. Por për të gjithë ata dashnorë të monumenteve të kulturës që gdhiheshin te teatri, besoj që kjo provë iu dha shumë qartë dallimin e madh midis atyre që në kokë i caktojnë monumentet e kulturës kur s’janë dhe kush realisht i mbron monumentet e kulturës si kur digjen, si tani që po e ruajmë 24 orë, apo që e shpronësojmë diçka që kur ishin në Bashkinë e Tiranës nuk shpronësuan asnjë ndërtesë për interes publik. Ne kemi bërë “Shtëpinë e gjetheve”, kemi bërë “Shtëpinë Kadare”, “Shtëpinë Dritëro Agolli”, “Sarajet” dhe “Libohovitët”. Pra shkova edhe më larg me shpronësimet, kemi folur edhe me kryeministrin për të pasur një shtëpi muze edhe tek pjesa e kalasë, ku ka qenë ish-monumenti i histori, a gjeografisë, me idenë që jemi që jemi në këtë procedurë, 2 ndërtesa ikonë në qendër të Tiranës që kanë status, jo që s’kanë, por që kanë status t’i ruajmë. Kështu që besoj që javën tjetër ne do kemi mundësi që të marrim hipotekën.  Ajo që unë pres është që ne brenda këtij muaji të marrim, le të themi shpronësimi formalisht ka ndodhur por duhet edhe akti i VKM-së, me të cilin Bashkia e Tiranës e regjistron me hipotekë dhe pastaj s’ka më interes si nga pronari ta djegë, se s’është më pronë e tyre, është pronë e bashkisë. Pra ikën elementi i lakmisë edhe i babëzisë në këtë proces, pastaj do hapim një garë për kurator dhe për restaurimin. Jo çdo kompani që merret me llaç edhe tulla mund të restaurojë një ndërtesë të vjetër. Kështu që do të ndodhë ajo dhe sigurisht do të kemi edhe një arkitekt për pjesën muzeale”- tha ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com