Deputeti demokrat Flamur Noka tha në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar sot, Basha fyeu bazën duke i thënë se nuk lejon ‘kongres anti-Amerikan’.
Pikërisht kjo shprehje gjatë debateve ‘kongres anti-amerikan’ ka sjellë edhe një reagim të PD duke sqaruar se Basha nuk e ka përdorur një shprehje të tillë dhe po keqpërdorej nga mediat, por vetë Noka që ishte prezent, tha se ajo shprehje është e tillë.
“Unë kongres anti-amerikan nuk lejoj në këtë parti tha ai. Kjo është edhe më e rëndë se përjashtimi i Berishës. Është më diabolike shprehje që kam dëgjuar në këtë parti. As Nano dhe as Rama nuk ka denjuar ti thotë bazës demokratike si anti-Amerikane! Kjo është e turpshme, tërhiqe sepse po fyen PD i thashë, por siç e ka zakon , hesht”, tha Noka