‘Ke marrë një vendim kundër shumicës nuk mund të rrish më kryetar i PD-së. Kuvendi do të mblidhet sepse fuqi më shumë se kryetari ka anëtarësia. Kur të mblidhet 1/4 e anëtarëve të Kuvendit, thuhet se kryetarit është i detyruar që të thërrasë Kuvendin. Ai sot doli kundër bazës. Bazën nuk e ndalon dot askush, nuk mund t’i vësh fre bazës. Një PD më e bashkuar ku pyetet anëtarësia më e shëndetshme më e fortë dhe fituese. Sot PD pas vendimit të Bashës nuk është e bashkuar është e përçarë, nuk është besuese se fiton më dikush aty.’- tha Noka.
“Ky vendim shkatërron PD, nuk ke dashur t’ia dish fare, ke ruajtur veten tende vetëm për PD nuk është ky vendim. Ky është vendim i pushtetarit për të ruajtur karrigen e pushtetit, ndërsa shtetari kur vjen puna te vendimet që shkatërrojnë partinë e tij nuk marrin vendime të tilla. Edhe kur vjen puna te aleati strategjik, ti mor zotëri duhet të vesh spektra me ngjyra në komunikimin dhe marrëdhënie jo vetëm bardh dhe zi. Ai le të thotë se nuk mund ta marrë dot këtë vendim pasi t’i shkatërron partinë tonë. Nuk po përjashtohet Flamur Noka një deputet sado kontribut të ketë, por u përjashtua historia dhe suksesi i partisë demokratike pasi vetëm në drejtimin e Berishës ka pasur partia.Ne shpallim fitore kur humbim nga zgjedhja në zgjedhje, por kjo nuk është fitore tallemi me veten. Pas këtij vendimi nuk të vjen kush më prapa as mua as ty dhe asnjë njeri. 80 % e anëtarëve janë mbështetës të Berishës dhe ty të kanë votuar vetëm se u bëri thirrje Berisha se nuk do të kishin votuar me ty pas dy humbjesh, ti përfaqëson pakicën me këtë vendim që ke marrë. Vendimi që ka marrë Basha ai shërben vetëm Ramës askujt tjetër. ”, tha Noka. Shqiptarja.com