Agron Gjekmarkaj do të jetë drejtuesi i ri politik i demokratëve të Lezhës, duke zëvendësuar në këtë post Mark Markun i cili vendosi të largohej pak javë më parë duke hequr dorë edhe nga mandati i deputetit.
Vendimi për emërimin e tij është njoftuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Mark Marku nuk pranoi që të merrte mandatin që demokratët i dhanë në qarkun e Lezhës pas divergjencave të forta me lidershipin e PD-së.
Me largimin e Mark Markut, në Kuvend u rikthye Elda Hoti, e cila në mandatin e shkuar fitoi mandatin pasi ishte renditur në listat e LSI.
/b.h