Seanca paraprake për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ka dështuar. Mësohet se pala mbrojtëse ka kërkuar më shumë kohë që të njihet me aktet e dosjes.
Trupi gjykues ka vendosur që të pranojë këtë kërkesë, por ende nuk dihet se kur do të zhvillohet seanca e radhës për ish-gjyqtarin.
Bashkim Dedja akuzohet nga SPAK për fshehje të pasurisë. Më herët ish-gjyqtari është shkarkuar nga Vetting-u për mungesë burimesh të ligjshme për të justifikuar pasuritë që kishin krijuar ndër vite.
Ndërsa më pas gjykata e posaçme miratoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e disa pasurive të ish-gjyqtarit kushtetues. Prokuroria në bazë të hetimit siguroi të dhëna dhe dyshohet se Dedja kishte pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.