Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë arritur që të shmangin atentatin ndaj Zoran Zaev. Jeta e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është shpëtuar nga shërbimet sekrete greke pasi zbuluan se po përgatitej një tentativë për ekzekutimin e Zaev. Kjo u raportua në gazetën Vradhini, ditën e djeshme duke shkuar se pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua në 12 qershor në fshatin Psarades të Florinës në Prespë), tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.
Thuhet se kanë qënë shërbimet sekrete greke ato që kanë informuar kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se ka lëvizshmëri të madhe në Shkup, kundër Zaevit. Cipras menjëherë kanë informuar shërbimet amerikane.
Gjithashtu janë vënë re përpjekjet e organizatave të fuqishme të Maqedonasve të Australisë dhe Kanadasë qe jo vetem shprehnin zemërimin e tyre por edhe kanë financuar reagimet në Shkup, si dhe janë përpjekur të mos ratifikohet marreveshja në parlament.
Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës greke kanë informuar Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaef është i pashmangshëm”, pa asnjë provë të vërtetuar që çon në diçka më specifike. Sipas gazetes kanë qenë vete agjentët amerikane që kanë marre në mbrojtje kryeministrin e Maqedonise se Veriut dhe u kanë dërguar mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO -së që ata ” dinë gjithçka”. Dhe ne ato muaj Zoran Zaef kishte të njëjtën mbrojtje si presidenti amerikan, ndaj dhe sic duket është hequr dorë nga tentativa për vrasje e planifikuar ndaj tij.
g.kosovari