Eraldo Vora është 26-vjeçari i cili u arrestua nga Policia e Durrësit, pasi u kap me armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 10 fishekë dhe kokainë. Vora është volejbollist i cili sezonin e kaluar luajti me Partizanin, ndërsa për këtë vit sportiv nuk janë bërë ende federimet dhe nuk dihet se me cilin ekip do të aktivizohet.
Pas arrestimit të tij, policia ushtroi kontrolle në banesë, aty ku gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
g.kosovari