Minatori Muharrem Plaku nuk mundi t’ja dilte, miniera ku punoi prej 60 vitesh, i mori jetën. Pas 5 ditësh i bllokuar në një galeri në minierën e Bulqizës si pasojë e shembjes së një masivi mineralesh, trupi i pajetë i 60-vjeçarit u gjet në mesnatë. Sipas mjekësisë ligjore, Plaku ishte zënë poshtë nga masivi i mineraleve të shkëputura në nëntokë, që i mori jetën.
Ngjarja u regjistrua më 15 shtator, ndërsa kërkimet për 60-vjeçarin ecën me ritme mjaft të ngadalta, për shkak edhe të rrezikut nga shembja e mineraleve, duke i hequr atij çdo shpresë për të dalë i gjallë nga nëntoka.
Në Galerinë 3, që menaxhohet nga kompania minerare “KADURTEX”, 60-vjeçari me profesion zjarrmëtar, i cili vendoste lëndën plasëse në minier për të shpërthyer mineralin e hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor. Në të njëjtën kohë me minatorin e bllokuar ishin duke punuar edhe 5 te tjerë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë, me dëmtime të lehta, por fatkeqësisht Plaku mbeti i bllokuar.
Subjekti minerar “KADURTEX sh.p.k.” ka administrator Kapllan Duriçi dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi. Ndërsa policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar.
g.kosovari