Maratona e Tiranës 2021 vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të. Duke e cilësuar si eventin më të madh sportiv në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton të gjithë të apasionuarit pas atletikës të bëhen pjesë.
“Tirana Marathon 2021. Bëhu pjesë e eventit më të madh sportiv! Gara nis më 17 tetor! Mos harro, regjistrohu tani, te tiranamarathon.com,” informon përmes një njoftimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Veliaj.
Edicioni i 5-të i këtij aktiviteti i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës.
Gara do të mbahet me datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori; Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara Fun Run e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.
Intineraret e rinj të çertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.
Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë!
/a.r