Një hajdut në Tiranë është përplasur me efektivët, pasi gjatë momentit të arrestimit, iu prezantua atyre si polic.
26-vjeçari me inicialet K.B., u vu në pranga, pasi gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.
Arrestimi është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6. Efektivët vendosën në pranga në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie”, njofton policia.
/b.h