Tri subjektet opozitare në vend e përjashtojnë mundësinë e dialogut me Qeverinë për dalje nga kriza politike, ato kërkojnë zgjedhje për të dalë nga kjo situatë. Opozitarët thonë se pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për Asociacionin, Qeveria e ka humbur përfundimisht legjitimitetin. Sipas tyre, Kushtetuesja e ka vërtetuar qëndrimin e opozitës se me këtë marrëveshje është shkelur akti më i lartë juridik në vend, prandaj ata konsiderojnë se Qeveria duhet të japë dorëheqje. Përfaqësuesit e opozitës thonë se zgjedhjet janë i vetmi opsion për dalje nga kriza politike në të cilën është zhytur vendi tash e katër muaj.
Por, koalicioni qeveritar nuk është i interesuar tani për tani për zgjedhje.