Deputeti socialist Erjon Braçe, gjatë emisionit “Oktapod” Në Vizion Plus, është shrpehur se ka dy deputetë në Partinë Demokratike, me të cilët mund të debatosh normalisht.
“Është një njeri që ka qenë edhe profesori im dhe, pavarësisht ça mendoj unë për punën e tij, është një person me të cilin flitet normalisht dhe që është Genc Ruli. Është një zonjë që pavarësisht se jemi komshinj, vazhdoj të kem të njëjtin mendim për të që kur ka qenë gazetare me të cilën mund të komunikohet fare mirë, Majlinda Bregu”, tha Braçe.