Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.
Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Gajush, ku mjeti me drejtues shtetasin me iniciale A.L. përplasi një person me biçikletë I cili nuk është identifikuar ende.
Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesi i automjetit po shoqerohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.