Floresha Kalemaj vijon t’i trembet faktit se njeri prej autoreve të grabitjes së 100 milionë lekëve shumë shpejt mund të jetë i lirë, e për këtë ajo i bën thirrje prokurorisë dhe gjykatës së Fierit që të zbatojnë ligjin. Kalemaj tregon se ndjehet e kërcënuar, madje sipas saj edhe gjatë kësaj periudhe nuk është ndjerë aspak e sigurt.
Kalemaj shton se gjatë kësaj periudhe nuk është thirrur asnjëherë për të dëshmuar mbi atë çka ka ndodhur e për të shprehur pretendimet e tyre rreth ngjarje.
Ajo ka shtuar se nga vendimi i gjykatës varet jo vetëm fati i saj, por i të gjithë familjes, duke qenë se autorët e ngjarjes mund të lirohen brenda këtij muaji. Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata. Sipas të dëmtuarve, gjatë gjithë kësaj periudhe, autori Renaldo Latifi, dhe familjarë të këtij të fundit, i kërcënojnë.