Presidenca ka ndarë foto nga betimi i qeverisë “Rama 3” para kreut të shtetit Ilir Meta. Rama dhe Meta kanë pozuar të dy me maska me dekretin e betimit në dorë.
Ndërkohë kryeministri ka bërë betimin mbi kushtetutë, ndërsa ministrat qëndrojnë në rresht në dy anët e sallës së madhe ku është kryer ceremonia.
“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.
Ndryshe nga sa e do tradita, Rama dhe ministrat nuk u përcollën nga kreu i shtetit deri te dera e presidencës, ndërkohë që fotoja e parë zyrtare e qeverisë u bë në shkallët e kryeministrisë.
g.kosovari