Vijojnë të rriten aksidentet rrugore në Shqipëri. Sipas statistikave të INSTAT, vetëm në muajin Gusht janë regjistruar 134 aksidente nga 130 të ndodhura në Gusht të 2020. 26 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij muaji për shkak të aksidenteve, ku 19 prej tyre janë meshkuj dhe 7 femra.
Drejtuesit e rinj në moshë mbeten shkaku kryesor i aksidente rrugore në Shqipëri. Sipas INSTAT, në 84 % të rasteve aksidentet e ndodhura kanë pasur si shkak sjelljen e drejtuesve të automjeteve të grupmoshës 25–34 vjeç.
Në 8 muajt e parë të këtij viti në vend kanë ndodhur 919 aksidente rrugore nga 765 të ndodhura në 2020.
/a.rr