Analisti Ilir Kalemaj ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN nga ku komentoi aktualitetin politik në vend.
Për Kalemajn, nisma e fundit e Sali Berishës ngjan edhe me lëvizjet e Fatos Nanos për t’u rikthyer si faktor i rëndësishëm. Megjithatë, ai theksoi se për Berishën është shumë e vështirë të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike.
“Lëvizja e Berishës ngjan disi me lëvizjen e Nanos për katarsis, më pas lëvizja Nano 2, e cila ishte së bashku me Petro Koçin, për t’u rishfaqur si faktor i rëndësishëm brenda PS. Në rastin e Berishës, më shumë se sa një sfidë për kryetar nga Bashës, është një mënyrë për të diktuar agjendën e Bashës dhe nga një anën për të bërë të mundur që të ketë një rikonceptim të PD-së post Basha. Por, a do të arrijë Berisha të sfidojë kryetarin aktual dhe të rimarrë partinë nën kontrollin e tij direkt apo indirekt? Unë mendoj se është shumë e vështirë, në mos e pa mund, që ta realizojë një gjë të tillë”, u shpreh Kalemaj.
/b.h