Kanë kaluar pothuajse 4 muaj nga nata e 11 majit, kur Babis Anagnostopoulos dhe të gjitha çështjet e paqarta të çështjes fillojnë të sqarohen.
Autoritetet greke kanë prova të mjaftueshme për të zbarthur të plotë gjithë çfarë ka ndodhur natën fatale që Babis Anagnostopoulos vrau bashkëshorten e tij, 20-vjeçaren Caroline Crouch.
Pas urdhrit të autoriteteve gjyqësore, Policia greke ka ekzaminuar edhe njëherë kameran që ndodhej në dhomën e ndenjes të shtëpisë në “Glyka Nera”.
Sipas mediave greke, hetuesit kanë ekzaminuar orarin e kamerave duke i lidhur me telefonatat kërcënuese që mori psikologia e çiftit, gjithashtu po ushtrohen kontrolle edhe në lëvizjet e tij bankare.
/b.h