Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka takuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
Bëhet me dije se diplomatja amerikane ndodhet në Kryesinë e Kuvendit.
Ky takim mes Kim dhe Nikollës vjen pas seancës maratonë, e cila nis dje në orën 10:00 dhe përfundoi mëngjesin e sotëm, ku edhe u votua qeveria e re “Rama 3”.
Gjithashtu, ky është takimi i parë i ambasadores me kryetaren e re të Kuvendit, pasi parlamenti i ri ka nisur punimet.
/b.h