Ish kryeministri Berisha pritet të nisë pas pak turin e takimeve me demokratët, një takim i paralajmëruar prej tij pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.
Takimi është i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.
“Foltorja do të jetë një bashkebisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin.”- deklaron Berisha, duke e shoqëruar mesazhin me disa foto nga koha kur ishte në krye të PD.” njoftoi Berisha.
Në videon e siguruar për ‘BalkanWeb’, shihen mbështetës të kryedemokratit të hyjnë në takim, ku gjithashtu janë edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili shprehu gjatë paradites praninë e tij në këtë takim. Të pranishëm gjithashtu do jenë deputeti Flamur Noka si edhe ish-deputeti Klevis Balliu si edhe ish sekretari i ceshtjeve ligjore ne PD, Çlirim Gjata.
/b.h