Ekipi i lojtarëve më të dobët të xhiros së 18 në Premier Ligë, është i mbushur me lojtarë të Arsenalit dhe Manchester United. Cech, Koscielny, Mertesacker, Ozil dhe Giroud, janë pjesë e lojtarëve më të dobët të javës në Premier Ligë, pas humbjes 4:0 nga Southampton.
Humbja nga Stoke City ka bërë që edhe disa lojtarë të Manchester United të jenë pjesë e këtij formacioni, përfshirë këtu edhe Daley Blindin të cilin anësori i Stoke, Xherdan Shaqiri e shetiti nëpër fushë në disa raste.