• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çmimet për festat, Ministria Bujqësisë shton masat për parandalimin e abuzimeve

by A R
27/12/2015 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e linjës po shtojnë vëmendjen ndaj tregjeve ushqimore ne vend, në prag të festave të fundvitit, për të parandaluar rritjen abuzive të çmimeve dhe shtuar sigurinë ushqimore ndaj konsumatorëve.

Inspektorët ushqimor dhe specialistë të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës, kanë në monitorim 15 pikat e tregjeve ushqimore dhe bujqësore të shitjes me pakicë në kryeqytet, por edhe shitësit ambulantë, me qëllim parandalimin e abuzimeve me çmimet për festat e fundvitit, një fenomen ky që çdo vit rëndon mbi konsumatorët shqiptarë.

Sipas specialistëve, ngritja e tregjeve alternative në Tiranë është një nga mënyrat për të ruajtur stabilitetin e çmimeve të shitjes në prag të festave të fundvitit, që shoqërohet me fluks në rritje të konsumit të ushqimeve.

Ndërsa në zyrën e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve është rritur vëmendja ndaj ankesave të konsumatorëve adresuar çështjes së çmimeve të shitjes së ushqimeve në këtë periudhë.

Ditët e fundit në një bashkëbisedim me gazetarët, Ministri Edmond Panariti, i bëri apel tregtarëve të mos abuzojnë me çmimet për shkak të kërkesës së lartë në këto ditë festash, por të marrin në konsideratë edhe zbritje të çmimeve.

Gjatë kësaj jave, çmimet e perimeve dhe zarzavateve kanë pësuar rritje kundrejt një jave më parë. Në pikat e shitjes me pakicë domatet kushtojnë 90 lekë/kg nga 40-50 lekë/kg që ishte në nisje të javës.
Çmimet e kastravecit, spinaqit, sallatës, specit etj janë rritur me 30%-40%. Ndërsa frutat tregtohen pothuajse me të të njëjtat çmime sa një javë më parë.

Tregtarët në pikat e pakicës shprehen se, rritja e çmimeve vjen nga krahu i ofertës. Prodhimet e sezonit janë drejt fundit, ndaj ka më pak prodhime vendi në treg e për pasojë çmimet më të larta janë të natyrshme për periudhën. Ndërsa eksporti është një arsye tjetër, çka e kufizon ofertën e qëndrueshme në treg

Next Post

PD: Shqiptarët e Luginës së Preshevës, prioritet kushtetues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In