Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD, ish kryeministri Sali Berisha ka nisur një fushatë takimesh për një “Parti Demokratike të bashkuar”.
“Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur!”, shkruan Berisha bashkëngjitur një fotoje ku shfaqet me dy gishtat lart.
Kujtojmë se pak ditë më parë kreu i PD, Lulzim Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar pas vendimit të SHBA, për shpalljen “non grata” të ish kryeministrit.
Pas përjashtimit nga PD, Berisha kishte paralajmëruar se ditën e sotme do të fillojë takimet nëpër qytete për të bashkuar Partinë Demokratike.
/a.r