Përbërja e komisioneve parlamentare ka sjell përsëri përplasje në Kuvend. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, iu drejtua ashpër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke thënë se opozita e ka dërguar kërkesën e saj te kryetarja e Kuvendit dhe se hallet e tyre ti zgjidhin pa i rënë në qafë opozitës.
Përsa i përketë programit të qeverisë “Rama3”, Alibeaj theksoi se duhe më shumë kohë për deputetët dhe publikun që të njiheshin dhe më pas të kalonte në Kuvend për votim.
Ndërsa për programin e qeverisë “Rama3”, Alibeaj deklaroi se do duhej pak kohë për deputetët dhe publikun, që të njiheshin me të dhe më pas të votohej në Kuvend.
Alibeaj: Për ta marrë vesh të gjithë, një nga kërkesat që kishim ne, ishte që programi i qeverisë, i cili është i panjohur për deputetët, pasi dje u shpërnda, por edhe për qytetarët, do duhej të ishte një minimum kohe, 2-3 ditë, që publiku dhe deputetët të njiheshin me të. Sa i përket kërkesës për përbërjen e komisioneve, kërkesa jonë është dorëzuar te ju, znj.kryetare. Nëse ju keni dëshirë të kufizoni anëtarësinë e opozitës, sic e keni bërë zakon që më 25 prill, kjo çështje nuk ka për të ecur. Deputetët tanë janë këta, janë shpërndarë në komisione në përputhje me komisione. Për cështje tjerët, ju gjeni gjuhën me njëri-tjetrin. Zgjidhini hallet me njëri-tjetrin, jo duke i rënë në qafë opozitës.
Nikolla: Diskutimin për komisionet do ta vijojmë në seancën tjetër plenare. Vijojmë me rendin e ditës. Ftoj kryeministrin Edi Rama.
/a.r