Policia e Korçës ka vënë në pranga Nazmi Hasankollin, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një 19-vjeçare. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje në Kolonjë.
65-vjeçari është denoncuar në polici dhe menjëherë është bërë arrestimi i tij.
Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë dhe mbi të rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
/a.r