Nga Kimete Berisha
Edi Rama ia zbuloi halucin!
- Në konferencën e përbashkët të kancelares Angela Merkel me kryeministrin Edi Rama,
Edi Rama e tha hapur dhe e përsëriti disa herë:
‘Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është alternativë e këtij procesi’!
- Kancelarja nuk e demantoi, por e pohoi çdo fjalë të kryeministrit shqiptar.
- Në anën tjetër, Albin Kurti tha në konferencën e tij vetmitare: ‘Ne jemi kundër Open Ballkan’.
Pra, Albin Kurti është kundër pjellës së Procesit të Berlinit.
- Kur u pyet nga gazetari se ‘A i ka thënë kancelarja Merkel që ta pranojë ‘Open Ballkan’, Albin Kurti, tha: Jo. Tek e fundit ne jemi shtet sovran (demek, ne vendosim pa pyetur).
- Pasi e lavdëroi veten dhe Presidenten e Kryeparlametarin, Albin Kurti tha:
‘Prandaj neve na ka zgjedhur populli, sepse nuk jemi sikurse ata që kanë shkuar’, demek PDK, LDK, AAK.
- Pas kësaj, u pyet për vizat.
Albin Kurti tha: ‘
Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e BE-së, më shumë se krejt shtetet tjera’ (me emër).
Pra, as nuk është i vetëdijshëm se në të njejtën fjalii qeveritë e kaluara i quan edhe ‘të dështuara’, edhe ‘super të suksesshme’, sepse qeveritë e kaluara i kanë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave!
- Një ditë më parë, ‘ish ushtari i UÇK-së’ Liburn Aliu udhëtoi me letërnjoftim në Beograd (dhe u kthye pa i munguar një qime floku),
kurse dje Albin Kurti tha se është kundër Open Ballkan, që qëllim kryesor e ka lëvizjen e lirë.
Pra, qeveria Kurti shkon në Beograd me letërnjoftim, ama ‘është kundër’ që të shkojë në Beograd me letërnjoftim.
- Pas takimit me kancelaren Merkel, Albin Kurti e përmendi pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Preshevës, por një ditë më parë ministri i tij preshevar (Liburn Aliu), shkoi në Beograd dhe nuk iu ankua kujt për adresën e tij të pasivizuar!
- Edi Rama tha se Kosova e sheh si teori ‘konspirancioni’ Open Ballkan-in!
Por kështu nuk e sheh Kosova, e sheh Albin Kurti me dylbitë e Illuminatit, sepse edhe një herë e ka parë ndarjen e Kosovës në marrëveshjen e Ëashingtonit dhe një thikë.
Kur e kërkuam ndarjen në letër, nuk e gjetëm.
Ka mundësi që është haluc, i përfytyrohen ndarjet dhe ngjarjet, se ndryshe s’ka logjikë, të gënjesh popullin, të thuash ‘Open Ballkan’ është Jugosllavi, kurse Edi Rama ndër sy të Angela Merkel thotë se ‘Open Ballkan’ është pjellë e Procesit të Berlinit!
- Pra, është marrëzi të thuash se je kundër lëvizjes së lirë me letërnjoftim (Open Ballkan), ndërsa në botën reale vërtetë lëviz i lirë me letërnjoftim, dhe nuk je kundër!
Dhe, në këtë moment, ky t’i heq të gjitha dyshimet se është një haluc.
- Është një problem shumë i madh këtu: Kryeministri Albin Kurti thotë me fjalë se është kundër Tregut të përbashkët rajonal (Open Ballkan), ndërsa (në realitet, me veprime) e ka bërë Kosovën pijac të Serbisë!
Pro Open Ballkan janë deklaruar edhe DASH dhe BE.
- Botës perendimore nuk i intereson e kaluara.
I vetmi argument që e ka Albin Kurti është ‘e kaluara’ e Aleksandër Vuçiqit.
Perendimi edukohen që kur të lindin të shikojnë veç kah e ardhmja, sepse e kaluara të mban peng, të bën fatkeq dhe të bllokon.
- Perendimi më mirë se Ti e dinë kush ishte Aleksander Vuçiq.
Që Vuçiq është i keq, Ty s’të bën të mirë.
Asnjë popull në Ballkan nuk i ka vjedhur fondet BE-së si shqiptarët!
Ti thuaj çfarë të duash, ama të gjitha vendet janë përpara neve!
Ne kemi ngelur në të kaluarën.
E sotmja jonë është vdekje, e nesërmja ‘ringjallje’!
Ndërkohë që e shan politikën serbe, ua paguan rrymën me paret tona serbëve të veriut dhe kjo quhet vardisje ‘elektrike’.
Pra, ndryshe flet-ndryshe vepron!
- Nga konferenca e Angela Merkel me Edi Ramën dhe nga konferenca vetmitare e Albin Kurtit (pas takimit me Merkel) e sheh se Albin Kurti ka mashtruar kur ka thënë se Open Ballkan është Jugosllavia e Re, ndërsa Marrëveshja e Ëashingtonit e ndan Kosovën.
Sot, që është Kryeministër, nuk është i zoti t’i bashkojë as testet e Covid-it nga krejt Kosova.
Veriu i Kosovës nuk i raporton Arben Vitisë.
- Ne nuk kemi Gjermani për të humbur.
Më mirë ta pranojmë ftesën për Open Ballkan, sesa ta pranojmë ftesën për t’iu bashkangjitur halucinacioneve të Albin Kurtit!
- Nuk është krejt i vetmuar.
Halucinacionet e Albin Kurtit po bëhen shoqe në mes vete!
Por, po besoj se halucinacionet e tij janē artificiale.
Bernard Shaw më ka treguar se ‘Mbretërit nuk lindin, por ata krijohen nga halicionacionet artificiale!!
- I vetmi lajm simpatik është që Andin Hoti, prej se hyri në Komisionin parlamentar për të zhdukurit, po sillet si detektiv privat.
Demek, për t’i gjetur të zhdukurit, duhet të jesh familjar i të zhdukurit.
Kosova është qesharake në të gjitha aspektet!
P.S. Për ta forcuar halucin e Albin Kurtit, Vjosa Osmani u bë shoqe me njërin nga halucinaciionet e tij.
Vjosa tha sot se ‘Open Ballkan është ide e rezikshme, kundër Procesit të Berlinit’.
As Amerika, as BE, as Gjermania nuk e ka hetuar që Open Ballkan është ide e rrezikshme, e para Vjosa Osmani e ka vërejtur këtë rrezik që i shkaktohet Ballkanit nëse lëviz i lirë.
(O tempora, o mores, në duar të kujt ka ngelur Kosova)!
E përsëris: Kryeministri Edi Rama e tha ndër sy të kancelares Angela Merkel se Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit, dhe Kancelarja nuk e demantoi, por e pohoi konstatimin e tij kategorik!