Numri dy i LSI, Petrit Vasili ka komentuar situatën politike në vend dhe marrëdhënien e LSI-së me PD-në.
Vasili tha se priste më shumë që Partia Demokratike të denonconte “Masakrën zgjedhore të 25 prillit”, ndërsa gjatë fjalës së tij ai lë të nënkuptohet se ka një rënie besimi tek kryedemokrati, Lulzim Basha.
“Edhe më parë nuk kemi arsye për të pasur ndonjë komunikim special me Lulzim Bashën. Në parlament ne jemi forcë opozitare dhe si e tillë duhet ta bëjmë këtë punë më së miri.
Ne duhet të bëjmë opozitë pa asnjë rast të kundërt për ata që shqiptarët na kanë votuar, këtë detyrim ka edhe PD për ta bërë. LSI do ta bëjë deri në fund uroj që edhe PD ta bëjë.
Uron ta bëjë edhe PD-ja? Mos ndoshta ka rënë besimi tek Basha?
“Për mua krye çështjes është 25 prilli, pasi çdo e keqe thelbësore lind nga vota që prodhon pushtet kriminal. LSI ka bërë shumë dhe nuk ka lënë asnjë ditë të vetme pa denoncuar , por të them të vërtetën kam pritur më shumë që të bënte për këtë çështje. PD ka më shumë mundësi për të denoncuar për masakrën e 25 prillit.
Masakra që të formësohet në opinionin publik duhet argumentuar nga opozita që institucionet ndërkomëbtare të vendosen në lëvizje. PD nuk ka pasur atë temp që duhet të kishte si opinion tim personal”, tha fillimisht Vasali.
/m.j