Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi iu sekuestrua një sasi droge. Bëhet fjalë për të ndaluarin Eduart Mullaj, të cilit policia e vendit fqinj i ka gjetur 11 kilogramë kanabis sativa të fshehur në bodrumin e shtëpisë.
Mediat italiane njoftojnë se pas disa hetimeve, është zbuluar se Mullaj paguhej përmes llogarisë së vajzës së tij nga një burim nga Hong Kongu, duke hedhur kështu dyshime për një organizatë të gjerë me veprimtari në disa vende të Evropës.
Mbi 55 vjeçarin shqiptar tashmë pritet të rëndojnë disa akuza që lidhen me prodhimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.