Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përfunduar vizitën në Shqipëri, vizita e lamtumirës si kancelare e Gjermanisë, pasi ajo ka vendosur të largohet nga politika.Ajo u largua këtë pasdite nga vendi ynë, ndërsa në aeroport e përcolli kryeministri Edi Rama.Teksa i shprehu falënderimet, Rama i tha Merkel se uron që ajo ta vizitojë vendin tonë edhe kur të mos jetë më kancelare. Merkel iu përgjigj “do të më shohësh”.Pjesë nga biseda:
Rama: Gjithçka në rregull?
Merkel: Cdo gjë është në rregull.
Merkel: Tani, shpresoj të takohem në Ljubljana, Sllovenia.
Rama: Shpresoj që të na vizitosh kur te jesh totalisht e lirë.
Merkel: Po, por do më shikosh fillimisht në Ljubljana.
Rama: Po sigurisht.
/b.h