Kencelarja gjermane, Angela Merkel gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar në BE, por sipas saj ky proces u bllokua nga veto e Bullgarisë.
Merkel theksoi se që nga viti 2013 shumë gjëra kanë ndryshuar në Ballkanin Perëndimor.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për t’u anëtarësuar, kjo fatkqësisht nuk është mundur të realizohet gjatë presidencës së Gjermanisë, për shkak të vetos së Bullgarisë”, tha Merkel.
E pyetur nëse procesi i Berlinit mund të konsiderohet si dështim, Angela Merkel tha se ky proces do kohë që të zbatohet.
Merkel u shpreh se para se Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç para se të takoheshin në tryezën e organizuar prej saj, mes dy vendeve nuk kishte fare shkëmbime dhe marrëdhënie.
“Dështim procesi i Berlinit? Nuk e konsideroj si të tillë! S’mund të them që është mbaruar ndërtimi i autostradave të kërkuara. Kemi një rrjet të shkëmbimit të rrjeteve rinore dhe shkencore. S’ka ndodhur gjithçka, por s’mund të them që është dështim.
Janë krijuar OJF, dhe shërbime, ka ndryshuar shumë gjëra në këtë drejtim. Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç prej kohësh që s’kanë patur shkëmbime, që prej momentit që janë takuar gjërat mes tyre kanë ndryshuar. Shumë ç’ka është në rrugën e duhur”, tha Merkel.
/m.j