Pas vrasjes së 23-vjeçares, Sabrina Bengaj në Fier nga ish-bashkëshorti, aktivistë të shoqërisë civile në Elbasan kanë nënshkruar një peticion për ashpërsimin e kodit penal.
Ata kërkojnë rritjen e ndëshkueshmërisë ndaj të gjithë atyre personave që vrasin gratë.
Organizatorët e peticionit thonë se ashpërsimi i kodit është domosdoshmëri për parandalimin e krimeve në familje.
Mbledhja e firmave për peticionin do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.
g.kosovari