Një grua u gjet e pajetë në një automjet të braktisur prej kohësh në lagjen nr 4 të Durrësit. Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një endacake rreth të 40-tave, e cila dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Megjithatë për rastin autoritetet kanë nisur hetimet.
“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës”, thuhet në një njoftim për ngjarjen në fjalë nga policia e Durrësit.
g.kosovari