Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrritur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ajo është pritur në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman Petter Zingraf.
Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes së kancelares në pallatin e Brigadave ndërkohë që do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 10:30.
Kancelarja gjermane do të takohet në Tiranë edhe me liderat e Ballkanit Perëndimor.
g.kosovari