Policia italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate kriminale të të shpërndarjes së kokainës.
Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga ushtarët e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Catanzaro dhe të shërbimit qendror të hetimit të krimit të organizuar të Guardia di Finanza të Romës është bërë i mundur arrestimi i 57 personave anëtarë të kësaj organizate.
Mediat italine bëjnë me dije se organizata kriminale e drogës bënte shpërndarjen e kokainës nga Evropa Veriore dhe Spanjë.
Ndërkohë për detaje të mëtejshme në lidhje me këtë operacion pritet që në orën 11:00 autoritetet italiane të zhvillojnë një deklaratë për mediat.
g.kosovari