Partia Demokratike është përfshirë nga debati i brendshëm pasi Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi i PD-së.
Por kush i duhet PD-së, Berisha apo Basha? “Mund të vijmë edhe te fakti që njëri nga të dy do të rrijë aty” tha ish-deputeti demokrat Keltis Kruja sonte në “Log” në “ABC”.
Myslym Murrizi mënyrën sesi Basha e përjashtoi Berishën e cilësoi jo burrëror, ndërsa tha se ish-kryeministrit, dera duhet t’i ishte treguar në 2013, kur dha dorëheqjen.
“PD nuk ka qenë top që tani po ndodh ndonjë qamet i madh. Berisha reagoi vonë, kur i hipi në kurrizin e vet.
Të dyve u erdhi mirë në tetë vite, Basha e ka shitur që vendimet i merr ai, Berishës i erdhi mirë se thotë “ma dinë frikën”.
Basha duhet të reagonte edhe Berisha, pasi po vuajnë atë flirtin në distancë. Kanë bashkëjetuar në 8 vite, tani u prishën.
Vendimi i Bashës është jo burrëror. Diskutimi duhet të bëhej në 2013 kur dha dorëheqjen nga partia.
Atij (Berishës) duhet t’i ishte thënë “kryetar jam unë”, vendimet do i marr unë. Dhe këtë duhet ta thoshte publikisht” tha ai.
Për Edith Harxhin, PD-ja është e përçarë. “Basha duhet të largohet një orë e më parë që ti hapë rrugë një gare të barabartë për të bashkuar partinë. Nuk do ta dëshiroja që Berisha t’i futej një gare.
PD e përçarë është. Basha ka frikën e përballjes. Ai dje u ka thënë kryetarëve të degëve se unë nuk dal në bazë, por sqarojini ju” deklaroi Harxhi.
g.kosovari