Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se zyrtarë të besuar të huaj dhe shqiptarë i kanë thënë se Lulzim Basha është një nga personat që po punon kundër tij.
Berisha shprehet se këtë gjë ja ka thënë edhe vetë Bashës, pavarësisht se nuk mund ta besonte.
Berisha u shpreh se nëse një vendim të tillë ai kërkonte Amerika, përjashtimin duhet ta kishte diskutuar me strukturat e partisë.
“Ndodhi që në shumë drejtime, informacionet se Lulzim Basha ka shprehur se unë kam qenë arkitekti i qëndrimeve të gabuara të PD. Nuk kam asnjë fakt, por burimet kanë qenë zyrtarë të huaja dhe jo zyrtare shqiptare.
Praktika ime është unë dëgjoj, por kurrë nuk kam thirrur në zyrën time dhe t’i them se ti e ke thënë këtë gjë. Unë jam marrë me veprimet dhe jo me çfarë kanë thënë.
Erdhi puna, më tha njëherë: thotë ambasadorja, se ne i kemi çuar fjalë Berishës, e ka ditur Berisha këta. Asnjëherë.
Ma tha njëherë, unë i thashë: Lul nuk ma ka thënë njeri këtë. Ma tha edhe njëherë tjetër. Meqë ma tha për herë të dytë i thashë: ‘Më kanë thënë dy burime serioze, njëri nga SHBA dhe tjetri këtu, që po punohet për këtë gjë dhe një nga njerëzit që po punon për këtë gjë është Lulzim Basha. Mund t’i besoja unë ata që ti po punon kundër meje, jo nuk mund ta besoja, sado që ishin burime serioze’. Këto i kam thënë unë. Ky veproi, ky doli”, tha nder te tjera Berisha në emisionin “Çim Peka Live”.