Ish-presidenti Bujar Nishani nuk mendon se Sali Berisha është dënuar nga Amerika, pavarësisht se SHBA e shpalli “non grata”. Sipas tij, Sali Berishën e ka dënuar Lulzim Basha.
“Basha nëse do dëgjonte Amerikën, duhet ta kishtë dëgjuar për çështje më madhore, jo për Berishën. Me këtë vendim, Basha e dëmton PD, e bën të paqenë. Në këtë mënyrë ai ka dalë kundër interesit të partisë dhe të vendit.”, tha Nishani.
Nishani foli me gjuhën e Sali Berishës, teksa theksoi se Basha është marrë peng nga qeveria.
“Basha është i marrë peng nga qeveria. Këtu është problemi i asgjësimit të partisë. Nëse PD, para vendimit për Berishën, në sondazhet më serioze kishte më pak se në 25 prill, tani shkon drejt humnerës. Më shqetëson fakti i dënimit politik, i injorimit të strukturave të PD. Më shumë nga të gjitha më shqetëson fakti që sot për sot po asgjëson një alternativë qeverisëse. Këtë ka bërë Basha me koshiencë të plotë. Ky është qëllimi i Bashës”, tha Nishani./Gazeta SHQIP