Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zbuluar se Angela Merkel gajtë vizitës në Ballkanin Perëndimor do të prezantojë projektin “Ballkani i Hapur”.
Sipas tij nga kjo nismë do të përfitojnë të gjitha vendet e rajonit.
Gjermania e ka mbështetur nismën “Ballkani i Hapur” teksa prezantimin Merkel pritet ta bëjë nesër në Tiranë në takimin me gjithë liderët e rajonit.
“Ne diskutuam të gjitha temat e rëndësishme për Serbinë dhe rajonin. Ne diskutuam gjithashtu rezultatet e Procesit të Berlinit dhe këto ditë do të kemi mundësinë të shohim se cila është trashëgimia konkrete e Angela Merkel.
Nuk do të kisha nevojë të them kaq shumë fjalë të këndshme për kancelaren sepse, njerëzit do të thonë, ajo po largohet. Ne i detyrohemi një mirënjohje të madhe Gjermanisë dhe kancelares Merkel për zhvillimin tonë ekonomik.”- tha Vuçiç.
/m.j