Në Panairin e 21-të Ndërkombëtar të Kinës për Investime dhe Tregti (CIFIT), që u zhvillua në Xiamen, provinca Fujian e Kinës lindore, u nënshkruan marrëveshje për 512 projekte njofton “Xinhua”.
Vlera totale e investimeve të marrëveshjeve arriti në 392 miliardë juanë (rreth 60.7 miliardë dollarë), treguan të dhënat paraprake të dielën.
Në eventin katërditor morën pjesë mbi 4900 kompani nga rreth 90 vende dhe rajone, me më shumë se 50,000 përfaqësues të biznesit, online dhe në prani fizike.
Gjatë CIFIT u zhvilluan mbi 60 seminare dhe konferenca biznesi, duke u fokusuar në tema që kanë të bëjnë me investimet vendase dhe jashtë shtetit, të tilla si ekonomitë digjitale dhe të gjelbra, si dhe neutraliteti i karbonit.
Ngjarja u organizua bashkërisht nga Ministria e Tregtisë e Kinës dhe disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Tregtisë, Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial dhe Shoqatën Botërore të Agjencive për Promovimin e Investimeve, për të rritur aktivitetet e investimeve ndërkombëtare.