Ermal Meta ishte i ftuar në një lidhje ‘skype’ me programin e pasdites, ‘Ftesë në pesë’ me Bieta Sulon. Ai rrëfeu se do jetë shpejti në një koncert në Tiranë ku do këndojë para publikut shqiptar në Air Albania.
Bieta e ngacmoi edhe për personin e zemrës duke e pyetur: “A do kesh një person special në audiencë?”
Ermali qeshi dhe me emocion pranoi: “Po e kam, mbase jemi fejuar”.
Këngëtari është prej kohësh i dashuruar me Chiara Sturda, e cila i ka marrë zemrën dhe tashmë lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër fazë.