Sot bëhen 23 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, një prej themeluesve të Partisë Demokratike.
Ish-deputetja Rudina Hajdari me anë të një shkrimi, ka përkujtuar babain e saj si një nieri guximtar dhe ëndërrimtar që po të ishte ende sot gjallë, do të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë.
“Kur Azem Hajdari doli nga godina e PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, ai nuk e dinte se nuk do të kthehej më. As nuk e dinte se do të linte mbas një boshllëk në zemrat tona, të familjarëve të tij por edhe në të gjithë historinë që pasoi më pas vendin,” shkruan Rudina.
“Azemi ishte luftarak, idealist, guximtar dhe ëndërrimtar. Veti këto të cilat nuk i kemi parë më në skenën politike shqiptare. Ëndrra e tij ishte një Shqipëri e lirë dhe demokratike, ku njerëzit e ndërtojnë jetën e tyre me besim e pa frikë për të ardhmen e fëmijëve. Fatkeqësisht kjo ëndërr ende nuk është bërë realitet dhe sot dua të flas pak mbi arsyet përse kjo ka ndodhur,”– vijon me tej ajo.
/b.h