Lëkundje tërmeti me magnitude 3.8 balle janë ndjerë mbrëmjen e sotme në vendin tonë me epiqendër 5 km larg Vlorës dhe 102 km larg Elbasanit, sipas te dhenave paraprake te EMSC.
Sipas EMSC (Qendra Sismeologjike per Mesdheun dhe Europen), thellesia e termetit ka qene vetem 5 km.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në Tepelenë, duke shkaktuar frikë te njerëzit.
Rikujtojmë se shqiptarët e kanë ende të freskët në mëemorien e tyre tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, kur 51 persona humbën jetën në rrënojat e ndërtesave. Një tërmet me makgnitude 6.4 goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik të madh që nuk do të harrohet kurrë për ata që e përjetuan.
/a.r