Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet në lidhje veprimet e dyshimta për lirimin nga burgu të vrasësit, të 23-vjeçares Sabrina Bengaj në Zhupan të Fierit. Në një njoftim të shkurtër në mediat sociale, ILD bën me dije se po vlerësohet rasti dhe të dhënat që janë publikuar në media në lidhje me veprimet e magjistratëve.
‘Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjeçareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.’- njofton ILD.
Duhet të prisni të ndodhin ngjarje të rënda që ju të lëvizni nga vendi. Turp t’ju vijë!