Filmi “Vera andrron detin” ka triumfuar në Festivalin e Venecias. Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit, është vlerësuar me çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’, sipas Qendrës Kinematografike të Kosovës.
‘Vera Andrron Detin’ nga Kaltrina Krasniqi fiton dy çmime nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut. Filmi i parë nga Kosova që shfaqë premierë në Festivalin e Venedikut ka fituar çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.
“…Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’ me rastin e dhënies së çmimit.
Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut.”, thuhet në reagim.
g.kosovari
Keta nga Kosova edhe nxjerrin artiste te mire exhe sportist te mire edhe kengetare te mira, kurse ne nga Shqiperia asgje vetem hajdut, trafikant ,droge,vrases me pagase,politikan te deshtuar